VIDEO/ Kualifikimi historik i PSG-së, Enrique: Donnarumma, si Alisson në ndeshjen e parë

VIDEO/ Kualifikimi historik i PSG-së, Enrique: Donnarumma, si Alisson në ndeshjen e parë

08:35, 12/03/2025

PSG siguroi një kualifikim historik në fazën çerekfinale të Champions League pasi mposhti pas goditjeve të 11-metërshave (1-4) Liverpoolin, teksa koha e rregullt dhe shtesa përfundoi 0-1. Me të njëjtin rezultat “The Reds” kishin fituar një javë më parë në ‘Parc des Princes’.

Liverpool – PSG 0-1 (1-4 pen.)

"Gigio Donnarumma bëri Alissonin e ndeshjes së parë": përmbledhja e përsosur e mënyrës se si kapiteni i Kombëtares Italiane e ka udhëhequr Paris Saint-Germain drejt kualifikimit në çerekfinale duke hipnotizuar te penalltitë fillimisht Darëin Nunez dhe më pas Curtis Jones, vjen nga trajneri i parizienëve, Luis Enrique, në përfundim të sfidës.

Trajneri më pas vazhdoi në mikrofonat e Canal Plus:

"Në Ligën e Kampionëve nuk është kurrë çështje koherence, duhet të jesh i aftë të reagosh në momente të caktuara. Vuajtëm shumë në Paris, por futbolli është i tillë. Ndonjëherë është i padrejtë. Sot patëm fat, ata goditën shtyllën disa herë. Pastaj Gigio ishte si Alisson në ndeshjen e parë. Jemi të lumtur dhe të sigurt për të kaluar në fazën tjetër".

Tani, PSG-ja fluturon drejt objektivit, që është Mynihu:

"Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj se Liverpool-i është një skuadër shumë e fortë dhe ishte shumë e vështirë të mbanim topin, por me mentalitetin dhe personalitetin, sidomos nga Gigio (Donnarumma), arritëm të fitonim ndeshjen. Duhet të pushojmë, të rikuperojmë dhe të vazhdojmë festën. Ky është vetëm fillimi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco