VIDEO/ Shihni ‘magjinë’ e Lamine Yamal, kalon në avantazh Barcelonën ndaj Benficës

VIDEO/ Shihni ‘magjinë’ e Lamine Yamal, kalon në avantazh Barcelonën ndaj Benficës

19:23, 11/03/2025

Barcelona ka kaluar sërish në avantazh ndaj Benficës. Sonte qenka mbrëmja e Lamine Yamal, pas super asistit që dha në golin e parë, tani djaloshi spanjoll shënon vetë.

Pasi bëri një lëvizje të bukur nga këndi anësor, Yamal dërgon topin në rrjetë në mënyrë spektakolare, duke ngritur në këmbë gjithë tifozët e pranishëm në stadium, të cilët duartrokasin klasin e treguar nga spanjolli.

Video e golit

https://streamff.cc/v/205fa16b

Kujtojmë që Barcelona vjen në këtë takim pas fitores 0-1 në Lisbonë ndeshjen e parë.

Rezultati aktual është 2-1. Për Barcelonën kanë shënuar Raphina dhe Yamal, Otamendi barazoi përkohësisht shifrat për portugezët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco