Capello, shumë i ashpër ndaj Guardiolës: Arroganca e tij i ka kushtuar disa Champions

Capello, shumë i ashpër ndaj Guardiolës: Arroganca e tij i ka kushtuar disa Champions

13:19, 11/03/2025

Pep Guardiola po kalon sezonin më të keq të karrierës së tij. Manchester City, në mars, është jashtë Ligës së Kampionëve dhe i katërti në kampionat, por megjithatë trajneri spanjoll konsiderohet nga shumëkush si trajneri më i mirë në botë. Një vlerësim që nuk ndan shumë njerëz, përfshirë një tjetër emër të madh të futbollit botëror, Fabio Capello.

Ish-trajneri italian deklaroi në një intervistë për ‘El Mundo’ se respekton punën e Guardiolës dhe se me Barcelonën ka bërë historinë e futbollit, por nuk është fare një adhurues i tij. E gjitha kjo ka filluar nga një grindje gjatë kohës së tij te Roma:

"Kurrë nuk kemi diskutuar për asgjë. Një ditë erdhi për të më shpjeguar si duhet ta bëja punën time dhe unë i përgjigjem: 'Shko vrapo dhe pastaj mund të flasësh'. E vërteta është se ai ecte në fushë dhe unë nuk kisha ndërmend ta bëja të luante në vend të atij që e meritonte më shumë. Aty mbaroi debati."

"Diçka që nuk më pëlqen te Guardiola? Arroganca e tij. Liga e Kampionëve e fituar me City-n është e vetmja ku ai nuk ka tentuar asgjë të çuditshme në ndeshjet vendimtare. Por të gjitha vitet e tjera, në Manchester dhe në Munich, në ditët kyçe, ai donte gjithmonë të ishte protagonisti. Ndërronte dhe shpikte për të thënë: 'Nuk janë lojtarët që fitojnë, jam unë'. Dhe kjo arrogancë i ka kushtuar disa Champions. E respektoj, por i ka bërë shumë dëm futbollit, edhe pse nuk është faji i tij. Sepse të gjithë e kanë kaluar dhjetë vjet duke u munduar ta kopjojnë. Kjo e ka prishur futbollin italian, që ka humbur natyrën e tij. Ka pasur gjithashtu idenë absurde se ky ishte gjithçka që duhej për të luajtur mirë. Një katastrofë dhe gjithashtu një mërzi që bëri që shumë njerëz të mos i ndiqnin më ndeshjet e plota, por vetëm momentet kyçe, sepse tani ishin vetëm 90 minuta kalime horizontale, pa luftë dhe pa vrap... Fatmirësisht, futbolli po ndryshon, edhe Spanja e ka bërë këtë, duke fituar kampionatin evropian me dy krahë dhe duke luajtur me shpejtësi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco