Ndalet në ‘Olimpico’ nga Udinese, Lazio humb shansin për të kaluar Juventusin në renditje

Ndalet në ‘Olimpico’ nga Udinese, Lazio humb shansin për të kaluar Juventusin në renditje

22:54, 10/03/2025

Lazio ka shpërdoruar sot mundësinë që kishte për të rimarrë vendin e katërt në renditjen e Serisë A, pasi nuk ka përfituar nga hapi i gabuar në kampionat i Juventusit.

Skuadra kryeqytetase përballej sot në fushën e vet me Udinesen, por ia ka dalë të marrë vetëm një pikë në këtë ndeshje.

I zakonshmi Thauvin shënoi për miqtë për t’u dhënë atyre avantazhin.

Por përgjigja e lacialëve erdhi me Romanjolin pak minuta më vonë po në pjesën e parë.

Dy skuadrat kërkuan deri në fund me ngulm fitoren, por në mbyllje u desh të ndanin pikët në barazimin 1-1 që lë Lazion në vendin e pestë në renditje dhe jashtë zonës Champions, me 1 pikë pas Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco