Pep Guardiola: 500 ndeshje me City-n? Djemtë më bënë një dhuratë të bukur sot, nuk kemi shanse për titullin

Pep Guardiola: 500 ndeshje me City-n? Djemtë më bënë një dhuratë të bukur sot, nuk kemi shanse për titullin

19:53, 29/12/2024

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, duke folur për BBC Match of the Day, komentoi fitoren 2-0 të ekipit të tij kundër Leicester-it, duke përfunduar një periudhë që dukej si një krizë e pafund:

"Kanë kaluar kaq shumë ditë pa fituar, kur jemi mësuar me më të mirën. Është një lehtësim. Performanca nuk ishte më e mira sot, Leicester-i luajti mirë. Jam i lumtur për rezultatin dhe për përkushtimin që treguan lojtarët sot."

Më tej shtoi: "Tani po pastrojmë mendjen duke arritur rezultate. Jemi shumë larg nga fitimi i Premier League-s. Pranojmë që nuk ka më asnjë mundësi, por kemi gjëra të tjera për të luftuar. FA Cup, arritja në top-katërshe.’

Guardiola analizoi periudhën e vështirë, duke folur edhe për derbin e fundit:

"Kjo është vetëm një ndeshje. Ndeshja kundër Manchester United na dëmtoi shumë në aspektin e besimit. Ajo ndeshje na vrau. Ishte një luftë mendore dhe më pas ndeshjet e vështira kundër Aston Villa-s dhe Everton-it. Duhet të ndjekim fitoret, kjo është jeta. Shumica e lojtarëve treguan edhe një herë se janë gati të luftojnë."

Për arritjen e 500 ndeshjeve si trajner i City-t, tha: "Jam i lumtur për të gjithë ne. Janë shumë ndeshje. Shumë kujtime me lojtarët me të cilët kam punuar, nga kupa e parë deri tani. Lojtarët më bënë një dhuratë të bukur sot, duke festuar 500 ndeshje në këtë mënyrë. 500 të tjera? Nuk do të ndodhë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco