Rikthimi me Tottin, ‘diçka e ëmbël’, por..., Ilary Blasi flet pa ‘skenar’

Rikthimi me Tottin, ‘diçka e ëmbël’, por..., Ilary Blasi flet pa ‘skenar’

20:32, 28/12/2024

A do të ishte gati të kthehej me legjendën e Romës, Francesco Totti, me të cilin ka  tre fëmijë?

Ilary Blasi po përgatitet për një “debutim” special. Më 9 janar ajo do të shfaqet në “Netflix” me serialin “Ilary”, një seri me pesë episode që tregon jetën e saj pa filtra dhe pa skenarë. Në një intervistë për revistën “Grazia”, ajo ndau disa detaje: “Në këtë serial tregoj kush jam në të vërtetë. Nuk ka skenar, u kënaqa shumë. Ishte një projekt që doja ta realizoja prej kohësh”.

Ilary flet për rolin e saj si nënë e tre fëmijëve, Cristian, Chanel dhe Isabel. “Jam e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Dal edhe kundër fëmijëve të mi nëse gabojnë”, shprehet ajo, duke treguar një anë të vendosur dhe autentike të prindërimit të saj.

Në intervistë, Ilary flet gjithashtu për dashurinë e saj të re: biznesmenin gjerman, Bastian Muller, të cilin e njohu rastësisht. Një takim që i ka sjellë qetësi dhe entuziazëm të ri.

Image

Sa u përket komenteve për ata që shpresojnë një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Francesco Totti, prezantuesja televizive italiane u përgjigj me pjekuri: “E gjej si një gjë të ëmbël, por nuk është e mundur. Pastaj nuk do të ishte respektuese ndaj atyre që janë pranë nesh tani”.

Më qartë se kaq nuk mund të thuhej, Ilary Blasi nënvizon mbylljen e një kapitulli dhe përqendrimin tek e ardhmja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco