Kupa e Botës/ Lara Colturi, e 11-ta në garën e sllallomit gjigant në Austri

Kupa e Botës/ Lara Colturi, e 11-ta në garën e sllallomit gjigant në Austri

16:10, 28/12/2024

Në pistën e Semmering, në Austri, u zhvillua sot gara e sllallomit gjigant për femra, e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi.

Ajo e mbylli garën në vendin e 11-të, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’05”28 pas dy zbritjeve. Një paraqitje në përgjithësi pozitive e Colțuri, që është gjithnjë mes skiatoreve më të mira.

Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e tetë mes 69 garueseve që ishin në start, duke dhënë kohën 1’03”34 dhe u kualifikua pa probleme për në raundin tjetër.

Në zbritjen e dytë, ku ishin 30 skiatoret më të mira, koha e skiatores shqiptare është 1’01”94, teksa në portat e fundit bën një gabim dhe humbet terren. Për pasojë, Colturi del nga “top-10”.

Pavarësisht kësaj, 18-vjeçarja Colturi vijon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botës për femra në ski, duke grumbulluar pikë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco