Çudit menaxheri më i mirë në botë: Topin e Artë nuk e meritonte as Rodri, as Vinicius...

Çudit menaxheri më i mirë në botë: Topin e Artë nuk e meritonte as Rodri, as Vinicius...

19:46, 27/12/2024

Jorge Mendes është i bindur: lojtari më i mirë i vitit 2024 nuk ka qenë as Rodri, as Vinicius, as Bellingham. "Lamine Yamal ka qenë më i miri, por gjithashtu ka qenë viktimë e moshës së tij, sepse shumë njerëz që votojnë kanë menduar se ai është 17 vjeç dhe 'do të ketë kohë' për t’i fituar këto çmime," menaxheri i njohur portugez në tapetin e kuq të ‘Globe Soccer Awards’, që u mbajt në Dubai.

Përfaqësuesi portugez mbrojti talentin e ri të Barcelonës, duke siguruar se ai nuk ka ndier presionin për të udhëhequr Barcelonën apo përfaqësuesen spanjolle pavarësisht moshës së tij.

"Nuk më pëlqen t’i krahasoj lojtarët." Ai i shmangu krahasimet mes karrierës fillestare të Lamine dhe asaj të Messit.

Për sa i përket rinovimit të talentit spanjoll me Barcelonën, Mendes u shpreh prerë.

"E ardhmja e Lamine është në Barcelonë. Barça është vendi i tij. Do të rinovojë dhe do të qëndrojë shumë vite," siguroi ai para mikrofonit të MARCA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco