Liverpooli nuk bën blof, fiton me Leicesterin dhe shkon +7 nga Chelsea

Liverpooli nuk bën blof, fiton me Leicesterin dhe shkon +7 nga Chelsea

22:58, 26/12/2024

Liverpooli nuk zhgënjen në Anfield ndaj Leicester City-t, edhe pse e nisi keq ndeshjen duke pësuar gol që në minutën e gjashtë (realizoi Ayeë). “Të kuqtë” arritën të barazonin në fundin e pjesës së parë me Gakpo, ndërsa në pjesën e dytë realizuan përmbysjen Jones dhe Salah.

Liverpool – Leicester 3-1

Kjo fitore në Boxing Day, pikërisht pas humbjes së papritur të Chelsea-t ndaj Fulhamit, e thellon diferencën e pikëve mes Liverpoolit kryesues dhe bluve të Londdrës në shtatë pikë, pa harruar faktin se skuadra  e drejtuar nga Slot ka një ndeshje me shumë për të luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco