‘Di Maria u largua nga Reali me urdhër të gruas së tij’

‘Di Maria u largua nga Reali me urdhër të gruas së tij’

14:39, 25/12/2024

Në dekadën e kaluar, Angel Di Maria ishte njëri prej lojtarëve më të mirë dhe ndër kryesorët te Real Madridi.

Ylli argjentinas kishte shkëlqyer në “Santiago Bernabeu” në periudhën katërvjeçare, ndërsa aty ishte transferuar në vitin 2010 nga Benfica.

Mirëpo, për çudi të të gjithëve, përfaqësuesi argjentinas vendosi të largohej në verën e vitit 2014 për t’iu bashkuar Manchester United.

Kjo pa dyshim ishte diçka e papritur, por tani po dalin gjërat në pah.

Në fakt, portieri legjendar argjentinas, Hugo Gatti, i ka zbuluar arsyet e largimit të Di Marías nga “Mbretërit”, 10 vjet më parë.

“Di Maria u largua nga Real Madridi për shkak se gruaja e tij dëshironte të largohej prej aty. Ky është problemi me lojtarët: kur karrierat e tyre kontrollohen nga gratë e tyre, gjërat bëhen më të komplikuara”, deklaroi Gatti.

Di Maria kishte qëndruar te Manchester United vetëm një vit për të vazhduar më pas në Paris Saint-Germain, ku luajti shtatë vjet.

Më pas iu bashkua Juventusit për një vit dhe nga vera e vitit 2023 u rikthye në Benfica, ku luan edhe sot.

Di Maria e kishte nisur karrierën në Rosario Central në vitin 2005, ku luajti për dy vjet, deri më 2007, për ta nisur më pas një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në Evropë.

Ai e realizoi ëndrrën jetësore duke u shpallur kampion i botës me Argjentinën në Botërorin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco