Spikat Partizani-Vllaznia, dy sfida sot për Superioren në orare të ndryshme

Spikat Partizani-Vllaznia, dy sfida sot për Superioren në orare të ndryshme

09:49, 20/12/2024

Katër skuadra të Superiores zbresin sot në fushë për herë të fundit në vitin 2024.

Bëhet fjalë për dy ndeshje, që luhen në orën 16:30 dhe 19:00.

Fillimisht Skënderbeu pret Elbasanin në Korçë. Një ndeshje kjo që dy fazat e para ka prodhuar barazim 1-1.

Dita mbyllet me supersfidën Partizani-Vllaznia tek “Arena e Demave”.

Kuqeblutë e kanë fituar minimalisht të parin atje, kur nisi kampionati.

Të dyja këto sfida i paraprijnë tri të tjerave që luhen nesër dhe pasnesër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco