VIDEO/ PSG  nuk zhgënjen ndaj Lyonit, shkon +7 nga Marseja

VIDEO/ PSG nuk zhgënjen ndaj Lyonit, shkon +7 nga Marseja

22:40, 15/12/2024

Paris Saint-Germain nuk gabon në sfidën ndaj Lyonit në “Parc Des Princes”, ku mori fitoren e 11-sezonale nga 15 ndeshje gjithsej (katër kanë përfunduar në barazim).

Parizienët triumfuan 3-1 ndaj një kundërshtari që, edhe pse po kalon një krizë ekonomike dhe rrezikon rënien në një kategori më poshtë nëse nuk shlyen borxhet, po tregon një futboll mjaft cilësor.

PSG – Lyon 3-1

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique e ‘gatoi’ fitoren në pjesën e parë me golat e Dembelesë (5’) dhe Vitinhas (14’) me këtë të fundit që realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.

Mikautadze shkurtoi diferencën në 2-1 në fundin e pjesës së parë ndërsa golin e tretë vendësit e shënuan në 88-të.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco