Guardiola në hall të madh: Nuk jam trajner i mirë s’po gjej zgjidhje

Guardiola në hall të madh: Nuk jam trajner i mirë s’po gjej zgjidhje

21:04, 15/12/2024

Manchester City është në krizë totale. Trajneri Pep Guardiola e pranoi hapur zhgënjimin pas humbjes së dhimbshme 2-1 në derbi kundër Manchester United, një disfatë e regjistruar në minutat e fundit të ndeshjes në “Etihad Stadium”, përpara publikut të vet. Ky rezultat rikonfirmoi formën e dobët të ekipit, që ka pësuar tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes Guardiola u shpreh:

"Nuk ka shumë për të thënë. Nuk kemi justifikime. Ata treguan një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Kemi dhuruar gola dhe kjo është përgjegjësia jonë. Nuk kemi luajtur me qetësinë e duhur. E kuptoj situatën, por ky është realiteti ynë."

 

Trajneri spanjoll analizoi problemet e ekipit, duke theksuar nevojën për përmirësim, pavarësisht vështirësive:

 

"Futbollistët duhet ta kuptojnë që këto situata ndodhin. Në zonë duhet të jesh i kujdesshëm. Nuk është faji i Matheus Nunes, ai luajti mirë në një pozicion që nuk është i tij. Problemi është që nuk po luajmë mirë si ekip. Duhet të vazhdojmë përpara për të gjetur zgjidhje."

 

Në fund, Guardiola pranoi se dështimi për të kthyer skuadrën në rrugën e duhur bie mbi të:

"Nuk jam mjaftueshëm i mirë. Jam trajneri, më takon të gjej zgjidhjet, por deri tani nuk ia kam dalë. Duam të luajmë më mirë, të krijojmë më shumë raste, por aktualisht nuk po ia dalim."

 

Deklarata tregon presionin që ndien Guardiola për të gjetur zgjidhje ndaj situatës, ndërsa Manchester City vijon të kërkojë kthesën e shumëpritur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco