Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, reagimi i Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem

Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, reagimi i Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem

09:11, 14/12/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Botërorit.

Në Grupin K përfundoi Shqipëria dhe Serbia, për këtë Vuçiç dha opinionin e tij.

Presidenti i Serbisë mendon se sfida e parë në Tiranë do të jetë problem, ndërsa e konsideron përfaqësuesen shqiptare të fortë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco