Duka dhe Silvinjo të pranishëm në hedhjen e shortit të Eliminatoreve të Botërorit

Duka dhe Silvinjo të pranishëm në hedhjen e shortit të Eliminatoreve të Botërorit

11:15, 13/12/2024

Kombëtarja shqiptare do të mësojë sot kundërshtarët e grupit në kualifikueset e Botërorit 2026.

Duke filluar nga ora 12:00, në Zyrih të Zvicrës, UEFA do të hedhë shortin për eventin më të rëndësishëm për kombëtaret.

Të pranishëm nga FSHF-ja do të jenë kreu i federatës Armand Duka, si edhe trajneri Silvinjo me shumë mundësi bashkë me ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva.

Pas shortit, trajneri do të japë edhe komentin e tij për rivalët që do të jenë në grup.

Në epokën “Silvinjo”, Shqipëria është përballur me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve, si edhe Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe në kualifikueset e Europianit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco