Chelsea, ecuri perfekte, fiton me Astana-n dhe kryeson me pikë të plota

Chelsea, ecuri perfekte, fiton me Astana-n dhe kryeson me pikë të plota

18:54, 12/12/2024

Chelsea triumfoi 3-1 ndaj Astanas në ndeshjen e pestë të fazës së kampionatit të Conference League, duke siguruar suksesin e e radhës në këtë kompeticion.

Bluve iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar, me Marc Guiu që hapi llogarinë. Katër minuta më vonë, Guiu e dyfishoi rezultatin, duke e çuar në 2-0.

Astana pati vështirësi në përballimin e presionit të Chelsea-t, dhe goli i tretë për mysafirët erdhi në minutën e 39-të nga Renato Veiga.

Pavarësisht një goli të vonë nga Astana në pjesën e parë, Chelsea nuk e pati problem në pjesën e dytë administrimin e lojës.

Skuadra e trajnerit Enzo Maresca dominoi posedimin e topit, ndërsa Astana pati disa momente presioni, por nuk arriti të shënonte në këtë fraksion.

Chelsea kryeson fazën e kampionatit të Conference League me pikë të plota (15).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco