U shpall kandidat për deputet, klubi i Superligës së Kosovës shkarkon menjëherë trajnerin e njohur

U shpall kandidat për deputet, klubi i Superligës së Kosovës shkarkon menjëherë trajnerin e njohur

18:16, 11/12/2024

Bylbyl Sokoli nuk është më pjesë e Drenicës. Trajneri i mirënjohur në Kosovë është shkarkuar nga detyra për shkak të angazhimit të tij në politikë.

Mësohet se Bylbyl Sokoli është në listën e kandidatëve të ‘Vetëvendosjes’ për deputet.

Njoftimi i plotë nga KF Drenica:

Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica

Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,

Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.

Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.

Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco