Lajme të këqija për Real Madridin. Kylian Mbappé ka ngritur alarmin gjatë ndeshjes së Champions League të, në Bergamo, kundër Atalantës. Francezi, autor i golit të parë, u detyrua të largohej nga loja në minutën e 35-të pas shqetësimeve fizike që pësoi.
Deri në atë moment, Mbappé kishte qenë shumë aktiv në lojë. Me lëvizje të vazhdueshme pa top, ai u përball tri herë me portierin kundërshtar, dhe në një prej këtyre rasteve arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes. Vetë lojtari, i vetëm, u ul në tokë duke dhënë shenja shqetësimi.
Dukej qartë se bëhej fjalë për një dëmtim muskulor. Stafi i Realit reagoi menjëherë dhe vendosi ta zëvendësonte. Në vend të tij hyri Rodrygo, ndërsa Mbappé u largua nga fusha me një shprehje fytyre të shqetësuar, edhe pse pa dhimbje të tepruar. Trajneri Carlo Ancelotti e priti në vijën anësore dhe shkëmbyen disa fjalë.
Mbetet për t’u parë nëse Mbappé do të jetë i gatshëm për Interkontinentalen javën e ardhshme. Të mërkurën, më 18, në Doha, skuadra madrilene do të përballet me fituesin e ndeshjes Pachuca-Botafogo. Nuk dihet ende nëse Mbappé do të jetë në fushë për atë takim.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: