Strategjia e Kosovës, Ademi takohet me trajnerin Foda

Strategjia e Kosovës, Ademi takohet me trajnerin Foda

13:59, 09/12/2024

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një takim pune me trajnerin Franco Foda dhe drejtorin teknik Markus Weidner për të diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet kombëtare.

Në këtë takim, janë shkëmbyer idetë për krijimin e një strategjie të tillë dhe formën e implementimit të kësaj strategjie nga ekipet U-15 deri te Kombëtarja A.

Në këtë formë FFK-ja, synon që të ngrejë edhe më tej nivelin e punës qoftë me futbollistët e ekipit A, qoftë me ata të grupmoshave, nëpërmjet një sistemi të unifikuar të punës dhe mënyrës së lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco