E pabesueshme në ‘Metropolitano’, Atletico përmbys Sevillan ‘në frymën e fundit’

E pabesueshme në ‘Metropolitano’, Atletico përmbys Sevillan ‘në frymën e fundit’

23:07, 08/12/2024

Shtatë gola, përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund fiton skuadra që jep shpirtin në fushë: Atletico Madridit.

Në stadiumin “Metropolitano” u zhvillua një nga ndeshjes më të bukura, emocionuese dhe spektakolare të fundjavës, e cila nuk është për ata me zemër të dobët: Atletico - Sevilla 4-3.

Një takim që i dha shenjat e para të spektaklit që në minutën e 10-të me golin e de Paul. Kundërpërgjigjja e skuadrës andaluze ishte e menjëhershme me golat e Lukebakios dhe Romeros, me pjesën e parë që mbyllet me rezultatin 1-2.

Në të 57-tën Sevilla shënon golin e tretë me Sanchez, por nga ky moment Atletico fut ‘marshin e fundit’ duke shënuar tre gola, dy prej të cilëve kanë autor Griezmann (golin e 3-3 e shënoi Lino). Dhe të mendosh që golin e fitores ekipi i Simeones e realizoi në minutën e katërt shtesë.

Atletico me këtë sukses shkon në kuotën e 35 pikëve në 16 ndeshje, një më pak se Reali i Madridit e tri më pak se Barcelona kryesuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco