VIDEO/ Lazio i bëhet ‘makth’ Napolit, e mposht për herë të dytë brenda pak ditësh

VIDEO/ Lazio i bëhet ‘makth’ Napolit, e mposht për herë të dytë brenda pak ditësh

22:40, 08/12/2024

Lazio i shkakton humbjen e dytë radhazi Napolit brenda pak ditësh, duke u konfirmuar makthi i Antonio Contes në këtë sezon. Pas disfatës 3-1 në “Olimpico” në Kupën e Italisë, napolitanët zhgënjyen edhe para publikut të tyre në stadiumin “Maradona” në javën  15-të të Serisë A, ku u mposhtën 0-1.

Napoli – Lazio 0-1

Pas një pjesë të parë të dominuar me raste nga vendësit, ndryshimi i rezultati erdhi në minutën e 79-të: Tijjani Noslin dha një asist perfekt për  Gustav Isaksen, që lëvizi bukur për të krijuar hapësirën e goditjes, duke e dërguar topin atje ku nuk mund ta arrinte kurë Meret.

Asgjë nuk ndodhi nuk ndodhi në minutat në vazhdim, edhe pse futbollistët e Napolit tentuan gjithçka për gjithçka, por pa mundur të tundnin rrjetën.

Napoli me këtë disfatë humb vendin e parë në renditje, që aktualisht mbahet nga Atalanta me 34 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco