Erald Çinari shpërthen me tregolësh në Armeni

Erald Çinari shpërthen me tregolësh në Armeni

20:42, 08/12/2024

Mbrëmje për t’u shënuar në kalendar nga Eraldo Çinari, sulmues shkodran që aktivizohet në Armeni me skuadrën Noah. 28-vjeçari realizoi tre gola brenda 23 minutash lojë në pjesën e parë kundër Gandzasar, sfidë kjo e prapambetur për javën e parë të kampionatit.

Çinari e tundi rrjetën në minutën 6’, 11’ dhe 29’. Goli i parë ishte dhe më spektakolari sepse erdhi me një goditje të befasishme nga jashtë zone.

28-vjeçari ndodhet tashmë në kuotën e tetë golave, ndërsa numëron 12 paraqitje. Po ashtu ia ka arritur që të asistojë dy herë për gol me fanellën e Noah, që pozicionohet në vendin e dytë, me një pikë prapa Uratu, por lideri i kampionatit ka tri ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Goli i parë i Çinarit: (VIDEO)

Goli i dytë i Çinarit: (VIDEO)

Goli i tretë i Çinarit: (VIDEO)

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco