Ernest Gjoka pëson humbjen e parë në krey të Skënderbeut dhe kjo ndodhi në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë Superiore në ndeshjen kundër Egnatias.
Rrogozhinasit triumfuan 1-0 në shtëpi përballë ekipit korçar falë golit të Regi Lushkjes me penallti në fillimin e pjesës së dytë.
Tashmë kampionët në fuqi parakalojnë në renditje Partizanin me 30 pikë, me të kuqtë që ka ndeshjen me Bylisin dhe me një fitore të mundshme do të riktheheshin në kryesim me 32 pikë.
VAR ishte vendimtar në këtë takim, pasi thirri kryesorin Lata për të rishikuar rastin për 11-metërsh. Skënderbeu u detyrua më pas të luajë me një lojtar më pak, pasi Doka doli me karton të kuq në minutën e 60-të.
Korçarët mbajnë aktualisht vendin e parafundit me 14 pikë, një më shumë se Bylisi.
Përfundon me rrjeta të paprekura ndeshja mes Laçit dhe Dinamos, rezultat që nuk kënaq asnjërën palë. Kurbinasit kishin më shumë iniciativë, por me blutë krijuan rastet më të pastra.
Mundësinë më të mirë për të shënuar e kishte Laçi, por Melo shpërdoroi penalltinë në pjesën e dytë, i ndalur nga Salit. Ndërsa të vetën e bëri edhe terreni i rënduar nga shirat, me topin që shpesh ngecte në ujë duke krijuar vështirësi për mbrojtës e sulmues, të cilët shihnin goditjet e tyre të ndaleshin në llucë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: