Trajneri i Juventusit, Thiago Motta: Treguam zemër me Bolognan, ja ç’do bëjmë kundër Cityt

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta: Treguam zemër me Bolognan, ja ç’do bëjmë kundër Cityt

22:25, 07/12/2024

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka komentuar barazimin 2-2 kundër Bolognas në një intervistë të dhënë për DAZN pas ndeshjes.

“Unë shikoj gjithçka. Lojtarëve të mi nuk u mungon liria, veçanërisht kundër një skuadre që luan shumë një kundër një. Ndeshja ishte pothuajse e mbyllur kur ishte 0-2, djemtë arritën të barazonin me një zemër të madh dhe kjo është pika pozitive e ndeshjes”, theksoi tekniku i bardhezinjve.

Juventusi do të përballet me Manchester Cityn në Champions, sfidë për të cilën Motta thotë: “Nuk ekziston një moment i mirë për t’u përballur me një skuadër të nivelit të City-t. Do të japim maksimumin, duke kërkuar të limitojmë lojën e tyre dhe të shprehim lojën tonë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco