Sipas asaj që raporton Football Transfers, vëzhguesit e Manchester City e kanë identifikuar Pepelun e Valencias si profilin ideal për të luajtur në vend të Rodri-t.
Pepelu mbërriti në Valencia në verën e vitit 2023, pas disa sezoneve të kaluara në radhët e Levantes.
Vitin e kaluar ai shënoi 8 gola në 39 ndeshje ndërmjet La Ligas dhe Copa del Rey, duke konfirmuar nivelet e tij të mira edhe në sezonin aktual.
Prandaj Manchester City dëshiron të sigurojë mesfushorin e lindur në vitin 1998 në merkaton e ardhshme dimërore, me shpresën për të ringjallur ekipin dhe për t’u rikthyer në makinën e shkëlqyer të lojës, rezultateve dhe trofeve që ishte deri në sezonin e kaluar.
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: