Piloti britanik Lando Norris siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Yas Marina, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Abu Dhabi.
Ky është “pole” nr.9 në karrierë për pilotin e McLaren, që dha kohën 1’22”884, siguruar në sekondat e fundit.
Një dominim i McLaren në këto prova zyrtare, me të dy pilotët e saj në vijën e parë në startit.
I dyti u rendit Oscar Piastri, rezultat ky që afron makinën britanike me titullin kampion për konstruktorë, pasi rivalët e Ferrari janë shumë larg.
I treti u klasifikua Carlos Sainz me makinën “kokëkuqe”, që do të ndajë vijën e dytë me një emër surprizë, Nico Hulkenberg me Haas.
Vetëm i pesti Max Verstappen me Red Bull, që la pas Gasly, Russell, Alonso, Bottas dhe Perez, në “top-10” më të mirët.
Ai që zhgënjeu ishte Charles Leclerc me Ferrari, që u klasifikua i 14-ti pasi iu hoq koha e dhënë. Dhe, pas penalizimit me 10 pozicione, do ta nisa garën e së dielës nga vendi i fundit.
Dobët u paraqit edhe Lewis Hamilton me Mercedes, në vendin e 18-të.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: