Al Itihad ka mposhtur me rezultatin 2-1 Al Nasr në sfidën e vlefshme për kampionatin arab. Mitaj ishte protagonist për skuadrën e tij kundër Ronaldos, pasi asistoi golin e fitores për 2 me 1 në fundin e takimit.
Mario Mitaj ka patur një paraqitje mjaft pozitive në pjesën e parë të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Nasr.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm nga Ronaldo në krahun e majtë të tij.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Fillimisht Mitaj i tregoi forcën Ronaldos në minutën e 18-të duke i prishur një aksion.
Më pas në minutën e 28-të, Mitaj jo vetëm i hoqi topin nga këmbët, por dhe nga Al Itihad u nis një aksion i rrezikshëm.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Mitaj tregoi aftësitë dhe në fazën ofensive.
Mbrojtësi shqiptar kaloi dribloi lojtarët e Al Nasr, para se të fitonte faull.
Al Ghanam mori karton të verdhë nga ky rast sepse protestoi ndaj arbitrit për faullin e dhënë.
Të tre golat e ndeshjes ishin ruajtur në pjesën e dytë, ndërsa Mitaj asistoi golin e fitores për Al Itihad në minutën e 90-të.
https://streamin.one/v/a4bcd146
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: