Historike/ Shqipëria mposht Belgjikën 3-0 dhe kualifikohet në 8 ekipet më të mira në botë

Historike/ Shqipëria mposht Belgjikën 3-0 dhe kualifikohet në 8 ekipet më të mira në botë

16:50, 06/12/2024

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur suksesin e radhës, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve Kombëtare më të mira të botës.

Shqipëria dominoi takimin dhe u hodh në kërkim të golit që në startin e ndeshjes.

Golin e parë kuqezinjtë e shënuan që në minutën e 5-të me Erald Lecin.

Pas tre minutave, për ekipin Kombëtar dyfishoi rezultatin Endrit Kaca. Kapiteni kuqezi bëri gjithçka mirë, kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko gjeti golin edhe në fundin e pjesës së dytë, duke vulosur triumfin spektakolar.

Për Shqipërinë shënoi Arvi Shala dhe sfida u mbyll 3-0.

Në çerekfinale, Shqipëria do të përballet me skuadrën e Omanit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco