Zyrtare, Orges Shehi mer drejtimin e kampionëve të Kosovës

Zyrtare, Orges Shehi mer drejtimin e kampionëve të Kosovës

16:04, 06/12/2024

Orges Shehi rikthehet në pankinë pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi. Ish-trajneri i Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit në Kategorinë Superiore është prezantuar te Ballkani në Superligën e Kosovës.

Njoftimi i Ballkanit:

“Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tri vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend.

Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco