Shorti për raundin e dytë të kualifikueseve Euro U-17 të vajzave, Shqipëria njeh kundërshtarët

Shorti për raundin e dytë të kualifikueseve Euro U-17 të vajzave, Shqipëria njeh kundërshtarët

13:14, 06/12/2024

Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza ka mësuar këtë mëngjes kundërshtaret për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.

Vajzat janë pjesë e Ligës B dhe janë pozicionuar në Grupin B3, së bashku me Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

Ndeshjet e Grupit B3 të këtij mini-turneu do të zhvillohen në Andorra, më 4, 7 dhe 10 mars 2025.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco