Juventusi merr vendimin për Conceiçaon

Juventusi merr vendimin për Conceiçaon

16:55, 05/12/2024

Një huazim i shkëlqyer dhe me fitim të madh. Kështu mund të quhet kalimi i talentit Francisco Conceiçao te Juventusi.

Gazeta prestigjioze italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi është bindur plotësisht për aftësitë e sulmuesit anësor dhe është gati ta blejë përfundimisht.

Në verë, djaloshi u huazua nga Porto për 7 milionë euro.

Për blerjen e tij përfundimtare duhen 30 milionë euro dhe Juventusi ka në plan t’i paguajë brenda merkatos së janarit.

Interesant është fakti se Juventusi nuk ka një klauzolë të shkruar në kontratën e lojtarit, por ka rënë dakord parimisht dhe Porto nuk do të shfaqë asnjë problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco