Dinamo fiton në ‘Loro Boriçi” me Vllazninë dhe ngjitet në vend të dytë

Dinamo fiton në ‘Loro Boriçi” me Vllazninë dhe ngjitet në vend të dytë

21:44, 04/12/2024

Dinamo ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një ndeshje të mbyllur në mënyrë dramatike me shifrat 3-2 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë vendase.

Blutë zhvilluan një ndeshje thuajse perfekte, duke dominuar përballë shkodranëve që ishin të paqartë në çdo repart me veprimet e tyre.

Goli spektakolar i Zabërgjës ishte ai që i dha avantazhin bluve, ndërsa më pas Nani me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat para pushimit.

Një tjetër gol i Nani në pjesën e dytë bëri që ndeshja të dukej e mbyllur teksa Qarri dhe shtylla shmangën katastrofën për kuqeblutë.

Por fundi i ndeshjes u bë dramatik. Fillimisht i riu Spahija nisi Çobën drejt portës për të shënuar golin që shkurtoi diferencën në minutën e 87-të.

Më pas ishte vetë mbrojtësi ai i cili dy minuta më vonë tundi rrjetën për të bërë hapur përsëri këtë ndeshje për kuqeblutë. Por tentativat e këtyre të fundit për të gjetur golin e mrekullisë, nuk ishin rezultative e në fund ishte Dinamo që mori tre pikë mëse të merituara për atë që bëri thuajse gjatë gjithë këtij takimi.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vend të dytë, ndërsa Vllaznia e katërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco