Eliminimi i Bayernit nga Kupa e Gjermanisë, Kompani i vë fajin Neuerit: Kartoni i kuqi na dëmtoi

Eliminimi i Bayernit nga Kupa e Gjermanisë, Kompani i vë fajin Neuerit: Kartoni i kuqi na dëmtoi

17:02, 04/12/2024

Bayernit iu desh të luante me një lojtar më pak për më shumë se 70 minuta në përballjen e Kupës ndaj Bajer Leverkusen.

Manuel Neuer u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të. Por golin vendimtar e pranoi në të 69-ën me Tela.

Vinsent Kompani ishte dukshëm i zhgënjyer pas lojës: “Është shumë, shumë e hidhur. Ky karton i kuq padyshim pati një ndikim të madh në lojë,” theksoi ai në një intervistë për “ARD”.

Në të njëjtën kohë, 38-vjeçari e bëri të qartë se nuk fajësonte skuadrën e tij: “Kam luajtur shpesh me dhjetë lojtarë në karrierën time. Ajo që bënë djemtë ishte shumë e mirë për një kohë të gjatë. Marrim një krosim dhe më pas golin”, përfundoi tej mase i mërzitur Vinsent Kompani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco