Borussia e Dortmundit i beson drejtorit sportiv, para Krishtlindjes zyrtarizohet kontrata e re

Borussia e Dortmundit i beson drejtorit sportiv, para Krishtlindjes zyrtarizohet kontrata e re

15:19, 04/12/2024

Të rejat më të fundit mbi të ardhmen e drejtimit sportiv të Borussia Dortmundit janë zbuluar nga ‘SportBild’: drejtori sportiv Sebastian Kehl pritet të zgjasë kontratën e tij me ekipin verdhezi. Sipas burimeve të gazetës, janë ende për t'u sqaruar disa detaje të fundit, ndërsa kontrata e re pritet të nënshkruhet përpara Krishtlindjes.

Pas një periudhe ngërçi, që zgjati disa muaj, marrëveshja është drejt përfundimit dhe pritet të përfshijë edhe bashkëpunëtorin e tij, Riksen, i cili ka qenë në krah të Kehl vitet e fundit, si në drejtim, ashtu edhe më parë në fushë.

Kehl, që është në këtë detyrë që prej korrikut 2022, do të vazhdojë të jetë përgjegjësi kryesor për planifikimin e ekipit të meshkujve. Megjithatë, sfidat mund të jenë më të mëdha se kurrë për të, duke marrë parasysh ndikimin e rikthimeve nga huazimet në tregun e transferimeve të klubit gjerman. Ndër rastet që do të kenë nevojë për sqarim janë ato të Moukokos dhe Haller, të cilët aktualisht nuk kanë sigurinë për të qëndruar në Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco