Jasir Asani: Dua skuadrat më të forta në shortin e Botërorit, nuk kemi frikë nga asnjë

Jasir Asani: Dua skuadrat më të forta në shortin e Botërorit, nuk kemi frikë nga asnjë

18:34, 03/12/2024

Jasir Asani kaloi një ditë në kryeqytet javën e kaluar dhe dha një intervistë për ish-trajnerin e tij, Skënder Gega, në podkastin “Soccer Talk Podcast”.

Gjatë bisedës, lojtari i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, por kryesisht për Kampionatin Europian dhe për shortin e kuqezinjve për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

“Kampionati Europian ishte një ëndërr, sepse luanim kundër tri prej kombëtareve më të mira. Kënaqësia më e madhe ishte kur pamë 55 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit. Me pak fat, mund edhe ta kishim kaluar grupin”.

Cila skuadër më ka bërë më shumë përshtypje? Italia. Dimarco ishte mbrojtës shumë i vështirë. Nuk ke shans ta driblosh. Kisha thuajse pesë muaj pa luajtur dhe kisha pak vështirësi.

Nuk kam frikë asnjë lojtar në botë dhe nuk jam lojtar që ndikohem nga emocionet.

Shorti i Botërorit? Do të doja skuadra të forta. Nuk kam frikë nga asnjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco