Zyrtare/ Skënderbeu ia beson stolin trajnerit që u shpall kampion me Kukësin

Zyrtare/ Skënderbeu ia beson stolin trajnerit që u shpall kampion me Kukësin

13:33, 03/12/2024

Nuk ka më dyshime, Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut. Klubi juglindor, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar emërimin e Gjokës në krye të stafit teknik.

Ernest Gjoka pason në këtë detyrë tranerin serb, Ivan Gvozdenovic, i larguar pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Skënderbeu, në përfundim të javës së 15-të renditet në vendin e parafundit me vetëm 13 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Bylisi, por ekipi korçar shmang fundin vetëm falë golaverazhit më të mirë.

Njoftimi i Skënderbeut:

Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq!

Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut.

Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”.

Mirë se vjen Ernest Gjoka!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco