Rikthehet Liga Unike, rregullorja dhe skuadrat pjesëmarrëse

Rikthehet Liga Unike, rregullorja dhe skuadrat pjesëmarrëse

09:23, 03/12/2024

Rikthehet Liga Unike. Pas dy edicionesh të cunguara, ku ku kjo garë në basketboll për meshkuj zhvillohej në pak ditë dhe me sistem grumbullimi, eventi mbarëkombëtar i këtij sezoni do të jetë më i plotë. Sipas FSHB-së, këtë herë sezoni do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Pjesëmarrëse në këtë event, që nis këtë javë, do të jenë 8 nga skuadrat më të mira të dy kampionateve: Besëlidhja, Vllaznia, Teuta e Tirana nga Shqipëria si dhe Bashkimi, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi e Sigal Prishtina nga Kosova.

Në këtë edicion, skuadrat do të ndahen në dy grupe. Në Grupin A do të marrin pjesë ekipet e Besëlidhjës, Teutës, Bashkimit dhe Vëllaznimit, kurse në atë B luajnë skuadrat e Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje-ardhje dhe dy ekipet e renditura në dy vendet e para të secilit grup do të kualifikohen në “Final Four Liga Unike 2025”, që do të zhvillohet në Kosovë në pranverë.

Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në ProCredit Superliga, nga raundi i dytë dhe i treti i garave. Me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit klubet shqiptare do t’i zhvillojnë ndeshjet e Ligës Unike mes vetes të ndara nga kampionati shqiptar.

Java e parë, Grupi A

Besëlidhja – Bashkimi

Teuta  – Vëllaznimi

Java e parë, Grupi B

Golden Eagle Ylli – Tirana

Sigal Prishtina – Vllaznia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco