Ançeloti: Goli ishte si një çlirim për Mbappe

Ançeloti: Goli ishte si një çlirim për Mbappe

19:31, 02/12/2024

Karlo Ançeloti ka qenë mjaft i kënaqur pas fitores së Realit ndaj Getafes (2-0) që i ka dhënë mundësi ta shkurtojë dhe me tri pikë të tjera diferencën me Barcelonën kryesuese.

Tashmë “Los Blancos” e kanë në dorën e tyre parakalimin, nëse arrijnë të fitojnë ndeshjen e prapambetur kundër Valencias.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Ançeloti ka folur dhe për Mbappe, i cili duket se është çliruar pas golit të shënuar dje.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e bërë nga skuadra. Kam parë në fushë një skuadër të ekuilibruar, që kishte zbritur në fushë me qasjen e duhur. Ka qenë një ndeshje që e kemi kontrolluar mjaft mirë dhe e kemi fituar me meritë”.

Mbappe ka luajtur shumë mirë, ka qenë mjaft aktiv në lojë dhe i rrezikshëm si gjithnjë. Për më shumë ka shënuar një gol mjaft të bukur. Duke nisur dhe nga vështirësitë që ka kaluar, goli e ka çliruar. Personalisht jam i kënaqur duke parë sjelljen e tij dhe përpjekjet e paraqitjen në fushë. Kjo është ajo çfarë duam prej tij”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco