Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë, s’kanë faj, kemi fituar shumë

Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë, s’kanë faj, kemi fituar shumë

08:56, 02/12/2024

Ishte minuta e 89-të e takimit Liverpool – City (2-0),  kur nisën brohoritjet e tifozët të kuq në Anfield drejtuar ‘mendjes së ndritur’ (Pep Guardiola) të gjashtë triumfeve në Premier League që prej marrjes së drejtimit të City-t në vitin 2016.

Spanjolli, duke qëndruar në zonën e tij teknike, u përgjigj me një buzëqeshje dhe më pas nxori duart nga xhepat për të treguar me një dorë dhe një gisht numrin e titujve që City ka fituar nën drejtimin e tij.

“Nuk e prisja këtë në Anfield,” tha Guardiola për Sky Sports pas ndeshjes, kur u pyet për brohoritjet “do të shkarkohet në mëngjes.”

“Nuk e prisja nga njerëzit e Liverpoolit, por është në rregull, kjo është pjesë e lojës dhe e kuptoj plotësisht. Kemi pasur beteja të jashtëzakonshme së bashku. Kam respekt për ta.”

 

City, që e përfundoi fundjavën në vendin e pestë në tabelë, pas Liverpoolit, Arsenalit, Chelseat dhe Brightonit, ka humbur katër ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë që nga gushti i vitit 2008.

 

Për më tepër, ‘qytetarët’ janë pa fitore në shtatë ndeshje në të gjitha garat, një situatë e pazakontë për Guardiolën, i cili ka sjellë kaq shumë gëzim dhe sukses te City gjatë tetë viteve të fundit.

“Gjithë stadiumet duan të më shkarkojnë, filloi te Brighton (më 9 nëntor),” shtoi 53-vjeçari, i cili nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare muajin e kaluar.

“Ndoshta kanë të drejtë me rezultatet që kemi pasur.”

Guardiola ka fituar gjithashtu një Champions League, dy FA Cup, katër EFL Cup, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe Superkupën e UEFA-s gjatë kohës së tij te City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco