Tensioni arrin kulmin në minutat shtesë/ Mbyllet pa gola derbi i kryeqytetit, VAR anulon golin, portieri i Parizanit shpeton ekipin

Tensioni arrin kulmin në minutat shtesë/ Mbyllet pa gola derbi i kryeqytetit, VAR anulon golin, portieri i Parizanit shpeton ekipin

21:44, 01/12/2024

Pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Partizanit u zhvillua me ritëm të balancuar, megjithëse bardheblutë u treguan më kërkues. Tirana arriti të shënonte golin e avantazhit, por ndërhyrja e VAR-it e anuloi atë për shkak të një pozicioni jashtë loje, duke ruajtur barazpeshën në rezultat.

Pas pushimit, Partizani mori iniciativën, falë aktivizimit të Bintsuka, i cili solli më shumë energji dhe rrezik për ekipin e kuq. Goditja e shtyllës dhe disa tentime të tjera drejt portës së Selmanit treguan ngulmimin e kampionëve për të gjetur golin vendimtar.

Ndeshja dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, por tensioni arriti kulmin në minutat shtesë.

Një prekje e topit me dorë në zonë i dha Tiranës mundësinë për të fituar sfidën nga pika e bardhë. Prengaj mori përsipër përgjegjësinë, por portieri Qirko u shndërrua në heroin e Partizanit, duke pritur penalltinë dhe duke shpëtuar ekipin e tij.

Derbi përfundoi në barazimin 0-0, duke lënë të hapur rivalitetin dhe tensionin mes dy ekipeve për javët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco