Dy klube gjigante interesohen për Theo Hernandez, Milani do 60 milionë euro

Dy klube gjigante interesohen për Theo Hernandez, Milani do 60 milionë euro

15:01, 01/12/2024

Ka shumë zëra për të ardhmen e Theo Hernandez, e cila është ende e paqartë dhe rinovimi me Milanin mund të dështojë.

Bayern Munich është gati t’i thotë lamtumirë Davies, të cilit i skadon kontrata në vitin 2025 dhe duket i destinuar për Real Madridin vitin e ardhshëm.

Për këtë arsye klubi bavarez tashmë e ka edhe më shumë në vëmendje Theo Hernandez.

Lojtari i Milanit është kandidati numër një për të zëvendësuar kanadezin dhe Bayerni mund të vijë me një ofertë prej 60 milionë eurosh për nënshkrimin e tij.

Siç raporton “Fichajes.net”, megjithatë, jo vetëm që Bayern Munich dëshiron të blejë Theo Hernandez, por edhe Manchester United mund të hyjë në garë në muajt e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco