Armando Broja nuk është i gatshëm sot për Evertonin, që luan në transfertën e Manchester United.
Ndeshja nis në orën 14:30 në kuadër të Premier Ligës dhe Broja nuk ndodhet as në stol.
Trajneri Shon Dajç kishte treguar më parë se situatë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare po monitorohej. Pasi ka lënë pas dëmtimin, u aktivizua me ekipin U-21 të Evertonit.
Pavarësisht kësaj, Broja duket se do i duhet të presë dhe pak, për të qenë një alternativë tek ekipi i parë i Evertonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: