Dygolësh dhe asist, Anis Mehmeti shkëlqen në fitoren e Bristol City-t

Dygolësh dhe asist, Anis Mehmeti shkëlqen në fitoren e Bristol City-t

18:33, 30/11/2024

Në fitoren 4-0 të Bristol City kundër Plymouth Argyle, Anis Mehmeti pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola në pjesën e dytë. Ai realizoi golin e tij të parë në minutën e 62-të, duke përfituar nga një pasim i shpejtë dhe duke goditur me saktësi.

Pak minuta më vonë, në të 70-ën, Mehmeti shënoi sërish me një finalizim të fuqishëm pas një aksioni individual të mirorganizuar.

Duhet theksuar se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e parë të shënuar nga Tëine.

Me paraqitjen e tij, ai ishte ndër lojtarët më të spikatur të ndeshjes, duke ndihmuar ekipin të dominojë dhe të vazhdojë rrugën drejt rezultateve pozitive në Championship.

Në ndeshjet e këtij sezoni, Anis Mehmeti ka arritur në kuotën e 6 golave në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco