Wirtz, te Bayerni apo Reali? Roli i Alonsos dhe Musialës

Wirtz, te Bayerni apo Reali? Roli i Alonsos dhe Musialës

19:58, 29/11/2024

E ardhmja e Florian Wirtz vazhdon të jetë një nga pyetjet e mëdha të merkatos së transferimeve. Aktualisht, mesfushori i talentuar i Bayer Leverkusenit është nën kontratë deri në vitin 2027, por mundësia e largimit të tij në fund të vitit nuk e ka ndalur interesin e disa gjigantëve evropianë. Edhe verën e kaluar, gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani, lojtari i ditëlindjes 2003 u kërkua nga Bayerni.

Rivalët e Bayernit: Aktualisht, rivali kryesor i bavarezëve që është ende në garë për Ëirtz është Reali i Madridit. Sipas informacionit nga “The Athletic”, Bayer Leverkuseni kërkon më shumë se 100 milionë euro, një shumë që vështirëson ndjeshëm aspiratat e klubit madrilen, duke pasur parasysh skuadrën e Carlo Ancelottit, e mbushur me kampionë të shtrenjtë (po ashtu edhe për pagat). Megjithatë, interesimi i Florentino Pérez mbetet i fortë, përkundër atyre që thonë se, për arsye ekonomike, ata janë tërhequr nga ky transferim.

Xabi Alonso dhe Musiala, si elementët vendimtarë: “Është e qartë se dëshira e vetë lojtarit do të luajë një rol të rëndësishëm. Por, mundësia që Xabi Alonso të ulet në stolin e Real Madridit në vitin 2025 si pasues i Carlo Ancelottit mund të jetë karta vendimtare që do ta shtynte Ëirtz të kalonte në “Santiago Bernabéu”, për aq kohë sa situata ekonomike e lejon. Ndërkohë, Bayerni, i magjepsur nga lojtari gjerman, nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe madje mund të bëjë një përpjekje të madhe për të angazhuar Ëirtz, falë marrëdhënieve të ngushta me Musialan, shokun e tij të ekipit në Kombëtaren gjermane. Megjithatë, klubi bavarez duhet fillimisht të lirohet nga disa lojtarë me paga të larta, si Leon Goretzka, Serge Gnabry ose Leroy Sané.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco