Testet konfirmojnë dëmtimin, mbrojtësi i Interit jashtë për gati një muaj

Testet konfirmojnë dëmtimin, mbrojtësi i Interit jashtë për gati një muaj

16:46, 28/11/2024

Vijnë lajme të këqija nga infermieria e Interit për Simone Inzaghin. Benjamin Pavard, i cili u largua nga loja në fund të pjesës së parë të martën në mbrëmje kundër Leipzigut, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas të Rozanos. Testet zbuluan një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Mbrojtësi francez do të qëndrojë jashtë për 3 javë; qëllimi është të rikuperohet për ndeshjen Inter-Como, më 23 dhjetor, ose Cagliari-Inter, më 28 dhjetor.

Një tjetër problem muskulor për Interin në këtë fillim sezoni dhe një tjetër mungesë në mbrojtje për Inzaghin, pas dëmtimit të Acerbit.

Për të zëvendësuar francezin, Inzaghi ka disa zgjidhje të besueshme: Bisseck, zëvendësuesi natyral, ose Darmian, i cili ka luajtur më parë si mbrojtës i djathtë në formacionin me tre mbrojtës.

Me angazhimet e shumta javët e ardhshme, pritet të ketë më shumë hapësirë edhe për të riun Palacios, i cili deri tani ka luajtur vetëm disa minuta.

Njoftimi zyrtar i Interit:

"Benjamin Pavard iu nënshtrua mëngjesin e sotëm testeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas të Rozanos. Për mbrojtësin zikaltër është konstatuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco