Përplasje ‘titanësh’ në Anfield, ja si i kanë rreshtuar skuadrat Slot dhe Ancelotti

Përplasje ‘titanësh’ në Anfield, ja si i kanë rreshtuar skuadrat Slot dhe Ancelotti

19:58, 27/11/2024

Dy ndër ekipet më të mëdha në Evropë, Liverpooli dhe Reali i Madridit përballen në Anfield në raundin e pestë të ndeshjeve në grupin e madh të Championsit.

Liverpool është ekipi i vetëm që ka fituar çdo ndeshje në këtë garë të rinovuar, duke triumfuar ndaj Milanit, Bolonjës, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, dhe aktualisht është në krye të tabelës.

Ndërsa për Realin e Madrid nuk ka qenë kaq e lehtë. Ekipi i Carlo Ancelottit ka humbur dy nga katër ndeshjet e tij dhe ka nevojë për një fitore në Anfield për të afruar më shumë në tetëshen më të mirë, ku sigurohet kualifikimi automatik në fazën e 16-të.

Ja si kanë vendosur t’i rreshtojnë Slot dhe Ancelotti skuadrat e tyre në këtë përplasje ‘titanësh’.

Image

Një tjetër përballje e fortë luhet edhe në “Villa Park” të Birminghamit, ku Aston Villa pret Juventusin me shumë mungesa në mbrojtje dhe në sulm. Më poshtë formacionet që kanë përzgjedhur Emery dhe Motta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco