Mbyllën pjesën e parë të ndeshjeve të takimeve të Championsit të orës 21:00. Bayerni i Mynihut shkon në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli përballë PSG-së, të shënuar nga Kim Min-Jae në minutën e 38-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi.
Interi gjithashtu po kryeson 1-0 përballë Leipzigut, falë autogolit të Lukebas.
Barcelona ka kaluar në epërsi përballë Brestit që në minutën e 10-të me golin e Lewandowskit nga penalltia.
Tre gola ka shënuar Bayer Leverkuseni në portën e Salzburgut, ndërsa City kryeson ndaj Feyenoordit falë golit të Haaland. 1-4 u mbyll pjesa e parë mes Younf Boys dhe Atalantës, ndërsa Arsenali po kryeson 0-3 në fushën e Sportingut.
Ndeshjet:
Bayer Leverkusen – Salzburg 3-0
Manchester City – Feyenoord 1-0
Young Boys – Atalanta 1-4
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: