Pas eliminimit befasues të Inter Miamit në fazën e 1/8-ave të playoff-it të MLS, Lionel Messi dhe Luis Suarez po shijojnë pushimin e gjatë para fillimit të sezonit të ardhshëm, i cili do të nisë në janar.
Dy lojtarĂ«t nga Amerika e Jugut po ndjekin fĂ«mijĂ«t e tyre, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« angazhuar kĂ«to ditĂ« nĂ« turneun pĂ«r tĂ« rinj, âIllinois Newellâs Cupâ.
Thiago Messi dhe Benjamin Suarez, që luajnë me ekipin U-13 të skuadrës nga Florida, udhëhoqën shokët e tyre drejt fitores kundër Peñarolit: ndeshja përfundoi 2-1, ku Suarez jr. shënoi një gol, ndërsa i riu Messi mahniti publikun me lojën e tij të shkëlqyer.
Kushedi, ndoshta një ditë ata do ta gjejnë veten krah për krah në një finale të Ligës së Kampionëve, ashtu si prindërit e tyre...
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: