Mbappe: Kjo është historia e jetës sime, luaj në disa pozicione

Mbappe: Kjo është historia e jetës sime, luaj në disa pozicione

21:39, 24/11/2024

Kylian Mbappe u aktivizua në majë të sulmit në ndeshjen ndaj Leganes dhe dha kontributin e tij me një gol të shënuar. Pas takimit, sulmuesi francez tha se mund të luajë në shumë role.

"Kam filluar mirë, me ritëm dhe me shokët e skuadrës, në një pozicion tjetër. Siç thashë ditën e parë që erdha këtu, mund të luaj në shumë pozicione të ndryshme dhe do të luaj për të dhënë maksimumin, kjo është historia e karrierës time, luaj në të djathtën, në qendër, në të majtën... dua të luaj mirë dhe të shënoj shumë gola.”

Mosgrumbullimi në kombëtare: “Më ka ndihmuar shumë stërvitja në këto javë me djemtë e Castillas, është mirë të vrapoj me ta, të stërvitem... e tregova edhe sot, jam mirë fizikisht. Me Vinin kam marrëdhënie të mirë, me të dhe me të gjithë lojtarët e Madridit, jemi gati të luajmë shumë ndeshje së bashku dhe të fitojmë shumë trofe.”

Sa i përket Valverdes? “Ai është shumë, shumë i rëndësishëm, kur flasim për lojtarët, njerëzit pëlqejnë të flasin për ata që shohin më shumë dhe nuk flasin shumë për të, por mund të them që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco