Milani dhe Juventusi bëjnë ‘paqe’ në ‘San Siro’

Milani dhe Juventusi bëjnë ‘paqe’ në ‘San Siro’

20:08, 23/11/2024

Milani barazon 0-0 në “San Siro” ndaj Juventusit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit italian.

Në këtë ndeshje ishin në fakt mysafirët ata që patën më shumë iniciativën, por kjo nuk solli rezultat në fund.

Pjesa e parë ishte e qetë me të dy ekipet që po mbronin mirë hapësirat e tyre duke mos i lejuar njëra-tjetrës për të dalë në rast për gol.

Në pjesën e parë Kenan Yildiz iu afrua në dy raste golit, por porta e Mike Maignan mbeti e paprekur.

Vendasit u përpoqën në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të shënojnë gol.

Në fakt ata u ankuan për një penallti gjatë kësaj pjese, por gjyqtari nuk mendoi kështu dhe heshti duke sinjalizuar për vazhdimin e lojës.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar me lojën që po zhvillohej kryesisht me duele fizike në mesfushë dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së 13-të Milani shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e shtatë në tabelë, teksa Juventusi ka 25 dhe renditet i pesti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco